Ankesat e shumëta rreth Ligjit për të drejtave autoriale ishin arsyet e debatit publik që u organizua sot( e enjte) nga Ministria e Kulturës, në hapësirat e galerisë Daut Pasha, ku të pranishme ishin edhe disa shoqatat për mbrojtjen e të drejtave muzikore.
Sa i përket mbrojtjes së të drejtave autoriale muzikore, në vend licencë kanë vetëm dy organizata. Lidhur me këtë Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, tha se nuk do të ketë licenca të reja deri sa të mos bëhen ndryshimet në Ligjin për të drejtat autoriale.
“Nxitje dhe mbrojtje të krijimtarisë vendore, por me plotë kuptimin e fjalës e jo me ligje që sjellin zgjidhje klienteliste ose interesa parciale, që vetëm e vazhdojnë krijimin e këngëve jocilësore, që më tej janë obligim i të gjithëve” – tha Allogjozovski.
Ministri I Kulturës tha se në shtator do të dorëzojë draftin-propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtën e autorit dhe të drejtave që lidhen me këtë ligj dhe se për verifikimin e të njejtit do të angazhohet një grup ekspertësh.
Përderisa organizatat për mbrojtjen e të drejtave autoriale mbështesin ndryshimet, shfrytëzuesit e këtyre të drejtave kanë vërejtje rreth çmimit që duhet paguar për lëshimin e muzikës maqedonase.
“Kemi vërejtje serioze për propozim- tarifën sipas të cilës paguhen të drejtat autoriale. Shumë herë kemi theksuar dhe çdo herë kur kemi paraqitje publike themi se si sektor biznesi asnjëherë nuk kemi qenë kundër pagesës së të drejtave autoriale dhe respektimin e tyre, por kërkojmë dialog – u shpreh Daniela Mihajlovska nga OEM.
Sipas ligjit aktual televizionet nacionale kanë obligim që gjatë javës të emetojnë 8 orë muzikë argëtuese dhe 8 orë muzikë popullore nga produksioni vendor, ndërsa radiot me muzikë vendore të mbulojnë rreth 40:50 % të programit.
Evi Shkopi
Almakos.com