Përmes ndryshimeve të propozuara në ligjin e abortit, shtatzënës i jepet mundësi që deri në javën e 12 të vendos nëse do ta ndërpresë shtatzëninë.
Kjo pasi domosdoshmëritë të merret edhe mendimi i gjinekologut të saj amë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky ligj, për dallim nga ligji paraprak do të vendosë vullnetin e gruas në radhë të parë. Ligji i ri i abortit pret konsultimin e fundit nga pjesëtarët e grupit punues dhe më pas të hyjë në procedurë parlamentare për miratim.
“Në javën e 12 të shtatzanisë nëna mund të abortojë por vetëm përmes marrëveshjes dhe bisedave me gjinekolgun e saj amë. Nga java e 12 deri në javën 22 do të mund të abortohet atëherë kur do të formohet Komision në të cilin do të ketë Gjinekologë dhe akusherë. Risia tjetër është se pas javës së 22, formohet Komision i cili kyç ekspertë nga fushat tjera përpos gjinekologjisë, si neurokirurg, kardiologë dhe kardikirurgë me qëllim që të vlerësojnë si mund fryti të trajtohet pas lindjes dhe me çfarë suksesi” – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Kardiokirurgët kërkojnë që Komisioni i cili do të vendosë ndërprerjen e shtatzanisë të ketë në përbërjen e tij profile të shumta të mjekëve me qëllim që vendimi të jetë sa më i saktë.
“Komisioni i cili duhet të merr vendimin për ndërprerjen e jetës së frytit, duhet të jetë multidiciplinare. Duhet të ketë më shumë profile mjekësh që të sillen asi vendimesh. Defektet në zemër janë më të shpeshta” – deklaroi Vladimir Çadikovski, Specialist Kardiokirug Neonatal.
Shkak i aborteve të shumta janë edhe anomalitë e konstatuara gjatë shtatzanisë. Mjekët thonë se shumica e anomalive mund të korrigjohen. Në Maqedoni defektet në zemër te foshnjat janë më të shpeshtat. Brenda vitit në vend llogaritet se 40 fëmijë vdesin nga problemet me zemrën, ndërkaq në nivel botëror nga anomalitë e ndryshme vdesin rreth 300 000 foshnja të porsalindura.
“Konsideroj se ka një numër të madh të anomalive të cilat mund të korigjohen, konkreisht defektet në zemër mund 95% të korigjohen dhe të kenë plotësisht jetë kualitative. 21:00 Ne operojmë rreth 70 fëmijë gjatë vitit nga anomali të zemrës. Në Maqedoni duhet të ketë 120 sipas të gjitha stadardeve, dhe praktikave të vendeve për rreth. Dilema lindi kur analizuam se ku janë ata 40-50 fëmijë. Atëherë nënvizuan se 30-40% e fëmijëve që duhet të lindin me me mani të zemrës, të cilat operohen me kualitet të mirë të jetës, nuk janë” – pohoi Vladimir Çadikovski, Specialist Kardiokirug Neonatal.
Shoqata të shumta joqeveritare vite më parë kanë protestuar disa herë për ndryshimet që solli ligji aktual i abortit, duke thënë se përmes atij ligji, gruas i merret e drejta e saj për të zgjedhur nëse do të abortojë fëmijën apo jo./Alsat-M