29 March
Në koordinimin e sotëm, përfaqësues të partive parlamentare në koordinim me kryesuesin e seancës plenare Trajko Veljanoski kanë hapur çështjen e përshpejtimit të procedurës për mbylljen e pikave të seancës
konstituive, megjithatë deputetët që kanë qenë pjesë e koordinimit njoftojnë se nuk është arritur marrëveshje.
Deputetët nuk janë dakorduar për shkurtimin e minutazhit të replikave dhe fjalimeve procedurale dhe as për reduktim të listës së të paraqiturve për fjalime në Kuvend.
Seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në kalimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën. Janë mbi 50 të paraqitur kurse për dy ditët e kaluara janë mbyllur vetëm 2 prej tyre.