Policia italiane ka arrestuar një 19-vjeçar në Perugia të Italisë, pasi iu gjet kokainë në makinën që drejtonte.
I riu u ndalua gjatë një kontrolli nga Karabinierët e Perugias pasi kishte tërhequr vëmendjen e tyre teksa lëvizte me makinën e tij.
Në pamundësi për të shpjeguar saktësisht se ku po shkonte dhe duke shfaqur agjitacion, i riu dyshoi te policët të cilët vendosën ta kontrollonin atë dhe automjetin, duke i gjetur 16 doza kokainë në total 12 gram.
Aktivitetet, të cilat u shtrinë menjëherë në shtëpinë e të riut, u dhanë mundësinë atyre të gjenin edhe materiale ambalazhimi, si dhe 1135 euro para cash.
Gjyqtari i Gjykatës së Perugias la në fuqi arrestimin, duke aplikuar ndaj të arrestuarit dhe sekuestrim të lëndës narkotike dhe parave