Rikthehemi në malësine e qytetit me investime kapitale dhe konkrete. Në fushatë si konkluzë dhe kërkesë immediate dhe jetike e banorëve u paraqit ndërtimi i urrës dhe asfaltimi i rrugës.
“Me këtë llogaritet që e gjithe distanca rrugore Shpikovicë-Brodec është jo veteëm e kalueshme, por e kohës së re dhe në këtë drejtim mendojmë se kemi përfunduar një çështje jo të vogël sa i përket lëvizjes së banorëve.” –deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.
Përfunduam investimet në Malësine e Tetovës konkretisht në aksin që lidh fshatin Shipkovicë dhe Brodec.
Një pikë problematike e cila vështirsonte jashtëzakonisht qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve sidomos gjatë stinës së dimrit.
Tashmë asfaltimi i standartizuar ka përfunduar, ndërtimi i urës dhe trotoareve poashtu, kostoja e përgjithshme e investimit kap shifren prej tetë milion denarëve.
“Në mbledhjen e fundit të qeverisë që u mbajt në Tetovë diskutuam që projektin sa i përket rregullimin e këtij përroi ta bëj Komuna e Tetovës, ndërkohë që qeveria ka marrë përsipër të financon realizimin e atij projekti.“ –vlerëson Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.
8 milionë denarë ka qenë kostoja e urës Shipkovicë-Brodec e cila pësoi dëmtime nga vershimet e 2015-tës, ku 3,5 milionë denarë janë financuar nga byroja për zhvillim rajonal kurse 6.5 millionë denarë nga buxheti i Komunës së Tetovës.
Do të vazhdojmë të punojmë për malësinë me përkushtimin më të madh.