Përfundon afati i masave që u aktivizuan për shkak të koncentrimit të shtuar të grimcave PM10 në vend, njofton Medial.mk.
Qyteti i Shkupit vendosi që transporti pa pagesë në autobusët urbanë të zgjasë deri në orën 20 të mbrëmjes.
Gjithsesi, nga Qyteti i Shkupit sërish u apelojnë qytetarëve të mos i përdorin pa nevojë makinat e tyre, të përdorin sa më shumë transportin publik, të kujdesen që të mos përdorin materiale të rrezikshme për ajrin gjatë ngrohjes së shtëpive të tyre, si materiale të llakuara apo të lyera, vaj makinash të djegur, goma apo material sintetike.