Ka përfunduar testimi masiv i punëtorëve të tekstilit në shtatë konfeksionet e Shtipit, tani priten edhe rezultatet nga tamponet e fundit të marra, informojnë kompetentët nga Qendra për Shëndet Publik-Shtip. Deri më tani nga rezultatet e marra nuk ka konfeksion në të cilin nuk është zbuluar nga ndonjë rast pozitiv të Kovid-19, jo vetëm nga Shtipi, por edhe banorë të Karbincit, Probishtipit dhe Çeshinovë-Obleshevë, të cilët janë të punësuar në këto konfeksione. Analiza më të hollësishme nga skriningu pritet të prezantohen gjatë ditës së nesërme.
Përndryshe dihen pesë klasterë të të infektuarve në Shtip, ndërsa më i madh është klasteri i ttekstilit. Për momentin shqetëson edhe përhapja e virusit midis të punësuarve në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor, ku tashmë janë konfirmuar gjashtë pozitivë me koronavirus, ndërsa të tjerët nga Qendra për Shëndet Publik paralajmëruan se skriningu i të punësuarve në kopshtet në Shtip dhe Karbinc do ta realizojnë të enjten dhe të premten, me këtë testim do të përfshihen 238 të punësuar në kopshte në këto dy komuna.



