Përfshihen nga flakët ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës, zjarrfikëset në vendngjarje

Përfshihen nga flakët ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës, zjarrfikëset në vendngjarje

Janë përfshirë nga flakët disa nga ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës.Policia njofton, se zjarri ka nisur fillimisht në kabinën e shtetasit D. H., e më pas është përhapur me shpejtësi në kabinat e të tjera.


Nga zjarri, për fat të mirë, ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në vendin e quajtur tek ish kabinat e plazhit, në zonen e Ilirias kishte rënë zjarr, në kabinen e shtetasit D.H, dhe më pasë shtë përhapur me shpejtesi dhe në kabina te tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përvec dëmeve materiale në dy kabina të banueshme.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimine rethanave të ngjarjes dhe pëcaktimin e shkaut të rënies së zjarrit