Përfaqësuesit e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë sot kanë pasur një takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Është biseduar gjerësisht rreth projekteve humanitare që i realizon Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Maqedoni në terrenin e Komunës së Likovës, ku kryetari Erkan Arifi iu është falënderuar për të gjitha aktivitetet.
Dy palët janë dakordësuar për të vazhduar me aktivitetet në ndihmë të popullatës së komunës së Likovës ku në takimin e radhës edhe do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi midis Komunës së Likovës dhe Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Maqedoni.
Janë biseduar ide dhe projekte që do të realizohen në të ardhmen nga QSA Maqedoni bashkërisht me Komunën e Likovës.