Kryetari i QSA Maqedoni, Baki Ukshini, së bashku me administratorin Avdil Zimberi sot morën pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë për Propozim-Strategjinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit qytetar, transmeton Almakos.
Po ashtu në këtë takim është biseduar edhe për Planin Aksional (2018-2020) që ka për qëllim zhvillimin e sektorit jo qeveritar.
Në mënyrë aktive QSA Maqedoni ka dhënë vlerësimet dhe opinionet e saja për të gjitha pikat që kanë qenë pjesë e rendit të ditës./Almakos/