Në Armatën e Maqedonisë ushtarët shqiptarë i gjenë të diskriminuar, gjegjësisht shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në mënyrën e duhur. Edhe pas 25 viteve të themelimit të ARM-së përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël.
Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit.
Këtë ngecje e pati pranuar edhe vetë zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai kishte theksuar se tanimë kanë arritur marrëveshje politike që me strukturimin e ri të njësive për operacione speciale, shqiptarë të jenë të përfaqësuar në përqindjen e duhur në njësitin e “Ujqve”.
“Rexhimetni për operacione speciale, me strukturën e re do të shpërbëhet dhe do të krijojmë dy batalione të reja. Në njërin batalion edhe tani ka pasur oficer, nënoficer dhe ushtarë shqiptarë, por fatkeqësisht nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje që deri tani të kemi sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në batalionin e Ujqve. Nga ky moment unë do të kisha dashur që të apeloj te të gjithë të rinjtë, sidomos te ushtarët që të paraqiten nëpër konkurse selektive që të kemi një masë të mjaftueshme sepse kemi një arritje politike edhe për këtë proces, që në të ardhmen të kemi mundësi sa më të mirë të mundshme që t’i fusim ata edhe te batalioni i Ujqërve dhe kjo nuk duhet të jetë një dyer e mbyllur për shqiptarët”, kishte deklaruar kohë më parë, Bekim Maksuti, zëvendësministër i Mbrojtjes.
Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi? Natyrisht se ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e fitojnë avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.
Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të shqiptarëve. Diskriminimi vazhdon tutje kur edhe në muajin gusht, gjegjësisht në ceremoninë qendrorë të Ditës së Armatës së Maqedonisë u dha urdhër për avansimin e mbi 10 eprorëve në akte më të larta të oficerëve, por edhe këtu nuk u dëgjua asnjë emër shqiptarë.

