Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se me veprimin e fundit, (përdhosjen e flamurit shqiptarë), Qeveria “reformatore”, i ka dërguar mesazh të qartë presidentit shqiptar, Ilir Meta që i njëjti nuk ka qenë i mirëseardhur në Shkup njëherit ka nënçmuar jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë por edhe shtetin shqiptarë, dhe për këtë veprim të Qeverisë, njohësit e rrethanave vlerësojnë se duhet të ketë reagim nga Tirana zyrtare, shkruan Almakos.

“Nëse ishte bërë kjo me qëllim, atëherë organet shtetërore përmes kësaj i kanë dërguar një mesazh të qartë Metës që ai nuk ka qenë i mirëseardhur në Shkup. Nëse është për pa qëllim, atëherë urgjent shteti maqedonas duhet të kërkoj falje publike për lëshimin në fjalë”, tha Iseni për Alamkos.

“Kjo dëshmon se edhe Qeveria “reformatore” vazhdon me qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve. Me rastin e fundit Qeveria e Maqedonisë nuk nënçmon vetëm shqiptarët e Maqedonisë por edhe shtetin shqiptar. Për këtë rast duhet të reagojë edhe Tirana zyrtare”, tha Zeqiri, për Almakos.

“Serioziteti i flamurit tonë m ‘varet dhe për shkak te mos autoritetit të kryetarit Ilir Meta. Po ku i ha palla Ilir Metës për flamurin kombëtar e shtetëror, atij i interesojnë miliardat, sikur t’i interesonte si kryetar i Shqipërisë flamuri, atëherë do protestonte me mos-pjesëmarrjen në konferencë, e jo kështu, jo vetëm Ilirit s’i intereson flamuri, po asnjërit prej politikanëve shqiptar s’duan të dëgjojnë për himnin e flamurin shqiptarë në Kosovë himni e flamuri tjetër, në Maqedoninë e gjuhës zyrtare shqipe, me himn e flamur tjetër, në Shqipëri flamuri i vërtetë është “leku e eurot e Ilir Metës”, tha Mehazi për Almakos
Për tu mbajtur mend, gjatë ditës së sotme, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka arritur në Shkup, ku do të qëndroj për vizitë dy ditore, me ç ‘rast sot është takuar me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov, dhe krye parlamentarin Talat Xhaferi.
Mevludin Imeri
Almakos.com


