Gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Qëndror të VMRO-DPMNE-së, anëtari Kostadin Bogdanov ka kërkuar që partia e tij t’i thërret qytetarët që të dalin dhe të votojnë në referendum sipas vullnetit të tyre, qofshin PËR apo KUNDËR, raporton faktor.mk.
Bogdanov thotë se ai personalisht do të dal të votoj në referendumin e 30 shtatorit.
“Duhet të kihet parasysh rëndësia historike e këtij referendumi, i cili pa dyshim se hap një perspektivë të re për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend. Kanë ngelur edhe 10 ditë. Porositë e miqve tanë dhe partive politike simotra i ruajmë. I dëgjuam edhe argumentet kundër marrëveshjes. Për fat të keq, deri më tani askush nuk ia doli që të ofrojë një alternativë më të mirë, më serioze dhe reale për Marrëveshjen e Prespës, e aq më pak të ofrojë ndonjë alternativë tjetër për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Nëse mbetet kështu edhe gjatë periudhës që vjen, thjeshtë nuk ka tjetër opsion përveç se të përkrahet marrëveshja me të gjitha koncesionet e bëra nga pala maqedonase, parasë gjithash në interes të hapjes së portave për Maqedoninë drejt BE-së dhe NATO-së, hap ky të cilin e dëshirojnë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Bogdanov.

