Sot na pret mot me të reshura të shiut pjesët perëndimore dhe veriore, ndërsa në male do të bie borë, me çka mbulesa e borës do të rritet për 10 deri 20 centimetra.
Në fushëgropën e Shkupit priten të reshurat të jenë kryesisht të shiut, ndërsa do të ketë kushte që në disa vende të ketë paraqitje të shiut të ngrirë.
Të dielën, sipas DPHM, do të ketë stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Nga mesi i javës në vendet më të ulëta, posaçërisht në juglindje, të reshurat do të jenë të shiut. Në këtë periudhë temperaturat e ditës pritet të jenë në interval prej -3 deri 4 gradë Celsius.