Kryesuesi i listës së pavarur “Për Shqiptarët e Kumanovës”, Mesut Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke ngritur shqetësime për, siç i quan ai, padrejtësitë ndaj shqiptarëve.
Në një reagim publik, Bajrami ka dënuar vendimin për largimin nga puna të ish-luftëtarit të lirisë, Fitor Jakupi, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.
Ai thekson se lista e pavarur që ai përfaqëson kërkon urgjentisht rishqyrtimin e rastit dhe vendosjen e drejtësisë.
“Ne si listë e pavarur Për Shqiptarët e Kumanovës dënojmë ashpër këtë vendim dhe kërkojmë që rasti të shqyrtohet sa më parë. Drejtësia duhet të vihet në vend”, thuhet në reagim.
Në fund, Bajrami dërgon edhe një mesazh të fortë paralajmërues:
“Nëse nuk ka drejtësi, nuk do të ketë qetësi. Ne nuk do të heshtim.”



