Mjegulla në fushëgropën e Shkupit e vështirësoi zhvillimin e komunikacionit ajror si dhe të komunikacionit rrugor. Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet prej Stambollit dhe drejt Stambollit, si dhe nisjet për në Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni.
Sipas Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM), mjegulla me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Tetovë, Shkup dhe Katllanovë.
Komunikacioni në rrugë zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
- Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

