Komisioni Evropian ka të ngjarë të rishikojë vendimin për një pezullim një vjeçar të tarifave dhe kuotave për eksportet ukrainase të produkteve bujqësore dhe ushqimore, ka mësuar “Euractiv”. Vendimi u mor në maj për të mbështetur ekonominë e Ukrainës.
Ishte një vendim i paprecedentë, por në muajt në vijim, veçanërisht këtë vjeshtë, pati shumë ankesa nga vendet anëtare se fluksi i mallrave bujqësore po i vinte fermerët e BE-së në disavantazh.
Ky program njëvjeçar i përkohshëm i liberalizimit të tregtisë do të rishikohet në qershor 2023./Lajmi i plotë.