Mungesa e njërit nga avokatët e mbrojtës ka bërë sot të shtyhet për 19 prill gjykimi për rastin e ngritur nga Prokuroria Speciale. Herët tjetër gjykimi është shtyrë për mungesën e provave sepse ato ishin në shqyrtim në një gjykatë tjetër.
Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës penale duke ua zvogëluar dënimin të akuzuarve.
Në vitin 2013 për rastin „Spiun“ u dënuan 18 persona për spiunim, kërcënim dhe armë-mbajtje pa leje. Me vendimin e gjykatës penale ish agjenti Marjan Efemov u dënua me 15 vite burgim, kurse ish gjenerali Goran Stojkov me 9 vite. Të tjerët u dënuan me burg prej 6 vite e 6 muaj deri më 1 vit.