Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrollit të përforucar të veprimit për sanksionimin e automjeteve të cilat kanë parakaluar në mënyrë të parregullt në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë sanksionuar 121 shoferë. Prej tyre, kumtuan sot nga MPB-ja, 36 janë në territorin e SPB Tetovë, ndërsa 23 parakalime të parregullta në territorin e SPB Ohër.
Kontrollet e përforcuara të veprimit, paralajmërojnë nga MPB-ja, vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.