Ambientet e kuzhinës së një apartamenti në një pallat në lagjen ” Vullnetari” në qytetit e Elbasanit janë përfshirë nga flakët rreth orës 18:40 mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Sipas burimeve zyrtare pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.
Fillimisht në kuzhinë ishte ndjerë erë gazi, por në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës e kanë ndezur duke neglizhuar marrjen e masave të sigurisë.
Bombola e sistemuar në kuzhinë pas ndezjes ka shpërthyer në flakë duke krijuar ambient të rrezikshëm për eksplozion.
Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa familjarët e këshilluar nga shërbimi zjarrfikës kanë kyçur fillimisht furnizimin me energji të apartamentit dhe kanë kryer veprimet e rekomanduara nga zjarrfikësit të cilët ndërhynë me shpejtësi për izolimin dhe shuarjen e flakëve.