UDHËTOJNË PESË KILOMETRA DERI NË KOSOVË
Për dallim nga të tjerët, nxënësit e Bllacës po shkojnë në shkolle, për ata nuk vlenë greva në arsimin.
Semra, Rrona dhe Abrari po shpejtojnë ta zënë furgonin për në shkollen fillore “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.
“Sa veta jeni që shkoni prej Bllacës në Han të Elezit?
Po jemi, ka edhe disa që janë paradite.
Kombin a e paguani.
Po nga 20 euro.
Në borë, shi e diell janë të rreth 50 nxënës janë të detyruar të kalojnë këtë rrugë prej 5 kilometrave.
Pas kufirit i pret furgoni i cili i dërgon dhe merr nga shkolla.
Gjyshi i Abrarit i cili shkon në foshnjore në Han të Elezit thotë se punimet për ndërtimin e shkollës në Bllacë po shkojnë me tempo të ngadaltë. Por shpreson se nipi i tij do të arrijë që klasën e parë të regjistojë në shkollën e re.
GJYSHI
Punohet, por jo me ofanzivë, punojnë ngadalë. Por megjithatë do të përfundojë.
Në ndërtim e sipër është shkolla në Bllacë e cila do të ketë 3 klasa, një zyre dhe banjo.
Hajrush Bardhi i cili ka shtëpinë pak metra larg shkollës, për tv Klan M thotë se shpreson se nipat dhe mbesat e tij do të arrijnë të mësojnë në shkollën e re. Ndërsa ai dhe pesë fëmijët e tij kanë kryer shkolliin në Han të Elezit.
HAJRUSH BARDHI
“Ka qenë e vështirë shumë, me probleme me kufirin. Ai ka qenë problem më i madh. Tash po e shohim se po ndërtohet shkolla si duket nipat dhe mbesat do të mësojnë këtu? Po ishallah. Është diku ka përfundimi dhe po bëhet shumë mirë.
Edhe pse ende nuk dihet se kur do të përfundojë shkolla në Bllacë, nxënësit mezi presin të mësojnë në shkollën e re.
“A po gëzoheni që po ndërtohet shkolla e re? Po.