Për 111 fëmijë është kërkuar ndihmë përmes SOS telefonit. Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi”, prezantoi sot raportin për punën e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj për periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit 2016. Drejtori i kësaj ambasade tregoi që janë tri probleme më thelbësore me të cilat përballen fëmijët dhe për të cilat është këkruar më së shumti ndihmë. Procedurat e shkurorëzimit, dhunës familjare dhe lypjes, gjegjësisht shfrytëzimit të punës së fëmijëve janë format më të shpeshta të shkeljes së të drejtave të fëmijëve. Këto denoncime njoftoi ai, janë bërë përmes SOS telefonit, përmes rrjeteve sociale, përmes SMS porosive dhe përmes ardhjes personalisht në zyrat e kësaj ambasade.
“Numri më i madh i problemeve me të cilat përballen fëmijët janë nga vendimet për shkurorëzime, nga të cilat viktimizohen fëmijët..33 fëmijë kanë qenë viktimë potencial të shkeljes së të drejtës së tyre, pas marrjes së vendimeve për shkurorëzim…Problemi i dytë me të cilin përballen fëmijët në Maqedoni është dhuna në familje…numër të paraqitjeve të këtilla janë 21 fëmijë…Problemi i tretë që në vazhdimsi ëshët aktual dhe problematik është i fëmijëve lypës, fëmijët pa shtëpi dhe fëmijët nëpër rrugë”, ka thënë Dragi Zmijanac, drejtori i “Megjashit”.
Angela Manevska, koordinatore e SOS telefonit tregoi të dhënat statistikore dhe konkludimet e përgjithshme të raportit nga viti i kaluar dhe sipas këtij raporti rezulton që gjithsej ndihmë kanë kërkuar 111 fëmijë .
“Në periudhën nga janari deri në dhjetor të 2016-tës, janë regjistruar 82 kontkakte, me të cilët kemi më vonë kemi pasur kontakte të vazhdueshme, paraqitje, takime rreth 147 herë, përfshirë këtu edhe kontaktin e parë. Në bazë të informacioneve që i kemi fituar për shkeljeve të mundshmë të te drejtave të fëmijëve, numri i fëmijëve që janë të përfshirë në raste të tilla janë gjithsej 111 fëmijë”, tha Angela Manevska, koordinatore e SOS.
Nga kjo ambasadë gjithashtu bëjnë të ditur se procedura pasi i marrin paraqitjet telefonike janë kontakti me institucionet kompetente, si faktor të zgjidhjes së problemeve të fëmijëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, siç janë Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Qendrat për Punë Sociale, Inspektoritati Shtetëror Arsimor dhe kështu me radhë. Por, puna nuk përfundon këtu, hapi i ardhshëm që ato marrin është konsultimi dhe bashkëpunimi me organizatat tjera joqeveritare në Maqedoni që miren me çështje të tilla, pastaj këto raporte i drejtojnë tek Komiteti për të Drejtën e Fëmijëve në Gjenevë. Pas shqyrtimit nga ana e tyre të njëjtat japin rekomandime se çfarë masa të merren që në mënyrë sa më efikase të zgjidhen këto probleme. Drejtori i “Megjashit”, gjithashtu, bëri thirrje për ndihmë nga operatorët për harmonizimin e SOS telefonit për fëmijë dhe të rinj 0800 122 22 me numrin evropian gjashtëshifror për ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve 116 111 dhe numrin 116 000. SOS telefoni për fëmijë dhe të rinj funksionon 23 vjet dhe deri tani në të janë regjistruar gjithsej 20.537 telefonata.