Instituti i Shëndetit Publik informon se gjatë javës së 4-të të vitit 2023 (23-29 janar 2023), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 874 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, për 23,0% më pak në krahasim me javën paraprake.
Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 4-të të sezonit të kaluar është rritur 3.5 herë.
Gjatë javës së katërt raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP kanë mbërritur 226 materiale nga survejimi rutinë për testime laboratorike, të testuara njëkohësisht për grip dhe COVID-19.