Gjatë javës së kaluar (nga 22 janari deri më 28 janar), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.085 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 70 për qind krahasuar me javën para saj kur ishin regjistruar 637 persona të sëmurë, citohet në raportin që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik.
Në krahasim me sezonin e kaluar kur ishin regjistruar 1.919 raste, ekziston zvogëlim për nëntë për qind nga numri i të sëmurëve në javën e katërt të vitit.
Incidenca e regjistruar këtë javë për herë të parë këtë sezon është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, përkatësisht është arritur pragu i hyrjes së sezonit të gripit.
Në javën e katërt të vitit numri më i madh i të sëmurëve – 699 janë paraqitur te grupi më i madh i të rriturve prej 15-64 vite, ndërsa incidencë më e lartë prej 71,7 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës prej 5-14 vjet.