Fillimi sezonit të skijimit tërhoqi një numër të madh të skiatorëve dhe vizitorëve në Kodër të Diellit, prandaj për shkak të kësaj u krijuan kolona me automjete për ardhje dhe shkuarje nga qendra e skijimit. Një banor i Tetovës dëshmon se nuk kishte shkuar në Kodër të Diellit për shkak të asaj se shumë larg e kishte mundësinë që të linte veturën. “Rreth orës 9 e 30 minuta mbërrita pesë kilometra në afërsi të Kodrës së Diellit. Policia nuk lejonte të vazhdohej për shkak se kishte shumë vetura dhe nuk kishte vend për parkim. Më thanë se mundet vetëm në këmbë të vazhdohet. Vendosa që të kthehem në shtëpi në Tetovë, sepse nuk doja që të ecja pesë kilometra me fëmijë të vegjël”, na njoftoi banori i Tetovës. Nga policia vlerësojnë se kolonat dhe pritjet për ardhje dhe shkuarje janë rezultat i numrit të madh të veturave dhe parkingut jo të mjaftueshëm për to. Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë thotë se në prag të hapjes zyrtare të sezonit të ri të skijimit në Kodër të Diellit më 22 dhe 21 janar policia i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Javën e kaluar disa ditë kishte reshje të borës, prandaj u krijua shtresë e borës prej mbi 50 centimetra që të përgatiten shtigjet dhe të mund të skijohet.koha
Data 19.09.2026
Aktuale
- Aksidentohet Benita, shfaqet në këtë gjendje nga spitali
- (VIDEO) Mickoski: Çështja e Bullgarisë është e pashmangshme, por nuk nxitojmë
- Eksplorimi i Tiki Suite: Një aventurë në mes të oqeanit
- Shqiptarët në Zvicër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pamje nga tubimi në Zurich
- “Je e bukur, do të vish në hotelin tim?”/ Modelja publikon bisedën me futbollistin e njohur
- “Mali i Zi dyfishon pagat, Rama çmimet!”- Ilir Meta: Problemi madhor i shqiptarëve është vjedhja e të paktën 4 miliard eurove në vit, jo rroga e magjistratëve
- Kim Mehmeti: Kosova në Hagë, Shqipëria në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe ‘Shtetin Bektashi’!
- Kompania nga Kosova mori dritën jeshile për blerje me vlerë disa miliona euro në Maqedoni



