Nga Lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë bërë thirrje për protesta para Kuvendit, duke thënë se kanë informacion se “në mënyrë të dhunshme, duke thyer Rregulloren për punë të Kuvendit do të zgjidhet kryetari i Kuvendit”.
“Qytetarë të Maqedonisë, rrini gati për çdo reaksion. Ka ardhur koha për fitoren finale. Sot të gjithë para Qeverisë në pesë. Nëse duhet edhe më herët”, thuhet në njoftimin e “Për Maqedoni të përbashkët”.