Ka filluar sot nga godina e Qeverisë, protesta e dytë me radhë e iniciativës qytetare “Per Maqedoni të përbashkët”.
Elena Misirkova ju drejtua protestuesve duke thënë se ata do të bëjnë gjithçka që shteti të ruaj unitaritetin dhe të vazhdojnë të jetojnë edhe më tej të lirë.
“Postulatet e shpalljes tonë janë drejtuar deri tek gjithë qytetarët, secili është i mirëseardhur këtu”, tha ajo, përcjell SHENJA.
Marsh protestues përpos në Shkup, po mbahet edhe në katër qytetet tjera, në Prilep, Kërçovë, Shtip dhe Kumanovë.

