Pas tre vitesh rezistencë të Ukrainës kundër agresionit rus, lufta globale për demokraci, drejtësi dhe të vërtetën, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme dhe urgjente. Më 4 mars, ekspertë të shquar ndërkombëtarë, politikëbërës, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të takohen në një konferencë online me temë “Ukraina dhe bota: Rezistenca ndaj agresionit, mposhtja e autoritarizmit”.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt. Gjuha e punës e ngjarjes do të jetë angleze.
Konferenca organizohet nga CIVIL – Qendra për Liri (Maqedonia e Veriut),Media Dialogue dhe Të rinjtë për mediat(Gjermani), Forumi Popullor i Ri Evropian (organizatë ndërkombëtare), që janë anëtarë themelues të Nismës #DefendingDemocracy.
Lidhja e ngjarjes në FB
Në ngjarjen janë paraqitur 16 folës nga Maqedonia e Veriut, Ukraina, Gjermania, Moldavia, Armenia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konferenca do të trajtojë pyetjet kryesore në lidhje me ardhmërinë e Ukrainës dhe përgjigjen më të gjerë globale ndaj luftërave të agresionit dhe kërcënimeve nga autoritarizmi, dezinformimi dhe lufta hibride. Diskutimet do të nxjerrin në pah qëndrimet e Ukrainës mbi domosdoshmërinë e një paqeje të drejtë, e cila përfshin një kërkesë për çlirimin e plotë të të gjitha territoreve të pushtuara që nga viti 2014, si dhe mbështetjen e palëkundur të komunitetit ndërkombëtar që i nevojitet vendit për fitore dhe siguri afatgjate.
Pikat kryesore të agjendës së konferencës:
Paneli 1: Rezistenca, paqja dhe boshti i ri i autoritarizmit
Paneli 2: Fitorja mbi Putinin dhe autoritarizmin: Kërkimi për Paqe, Drejtësi dhe Demokraci
Paneli 3: Dezinformimi si armë: Luftimi i dezinformimit dhe luftës hibride
Konferenca do të përfshijë emra të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, medias dhe shoqërisë civile, të cilët do të ndajnë analizat dhe njohuritë e tyre mbi sfidat gjeopolitike, të sigurisë dhe informacionit të kohës sonë. Folësit do të trajtojnë në mënyrë specifike rreziqet e politikës së miqësisë, nevojën për të çmontuar Putinizmin si një forcë autoritare globale dhe strategjitë për të luftuar dezinformimin rus.