Shkruan: Hava Tahiri
Secili nga ne është i vetëdijshëm që rrugëtimi i një frymeje individale ka afat të caktuar.
Flas për frymën që del dhe nuk e kthejmë dot për së dyti herë. jo për ” frymat” e llojeve të ndryshme që secili sjell kinse diçka nga vetja.
Sa nga ne kanë të planifikuar rrugëtimin në këtë jetë. Edhe pse, me ose pa dëshirë gjithçka mund ta lëm në gjysmë për ta vazhduar mbase dikush tjetër .
Afat i shkurtër kohorë, me ngjyra të shumta dashurie, me aroma të ndryshme qetësuese është e krijuar për secilin prej neshë, por pak nga ne ja dinë vlerën kohës vendit e rendit.
Është e pakuptimt të jetojmë si qenie dhe të vdesim si trupa të pavyeshëm e pa gjurmë të së ardhmes. Ama, kur flas për gjurmë, jo të hajnisë e tradhëtisë. As të shëmtisë e idiotësisë. Flas për gjurmët e ëmbëlsisë e diturisë, bamirsisë e lumturisë. Eh sa pak gjëra na duhen për ti krijuar të njejtat. Më besoni është më lehtë të dytat se sa të parat që sjellin veç tmerr e errësi.
Unë duhet të punojë për dashurinë që ndjejë ndaj Krijuesit të gjithësisë, duhet të besojmë fuqishëm se është dikush mbi ne që drejton dhe krijon nga asgjë gjithcka. Vetëm kjo është mënyra e duhur që na bën ta ndjejmë Njerëzoren në veten tonë.
Nga këtu mund t’nisim udhëtimin tonë për destinacion final të lulëzuar.
Duke e ditur se çka dhe ku duam të arrijmë.
Medito mbi gjithësinë, edhe pse është e kotë të vëzhgoshë gjithçka ka për rreth . Por përpiqu , dhe shijo ëmbëlsinë.
Prcakto qëllimin ” objektivin” dhe imagjino sikur e arrite të njejtën. Dhe në fund duke i dhënë shtytje vetes e sheh në majën e kodrës për të cilën dje ishe vetëm një ëndrrimtarë. Ehh sa pak punë për shumë sukses.
Gjithçka të shtrenjtë që kemi në jetë është Koha . Shfrytëzimi i duhur i Kohës në favorin tonë është gjithësia .Mundi dhe gjithë ajo sakrificë në jetë është vetëm Kohë . Në një kohë që krejt në fund shtrihemi e flejmë rehat.