Në kuadër të aktiviteteve strategjike për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve materialo-teknike dhe kapaciteteve infrastrukturore të policisë së Maqedonisë, përveç 58-të objekteve të rikonstruara, Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon edhe më tutje ne përmirësimin e kushteve të objekteve policore edhe në qytetet tjera.
Për momentin po relizohen aktivitetet për rikonstruimin e objekteve në Kumanovë, Prilep, Çashkë dhe në Qendrën Policore Gjorçe Petrov.
Si edhe në 58-të objektet e përfunduara, edhe në këto objekte, duke i përcjellur standardet për efikasitet energjetik dhe kursim të energjisë, në të njëjtën kohë jemi kujdesur edhe për nevojën e ruajtjes së mjedisit jetësorë, përmes ndërrimit të mënyrës ekzistuese të ngrohjes me vendosjen e ngrohjes qendrore, në vend të përdorimit të deritanishëm të ngrohjes me dru si energens. Gjatë kësaj, dritaret janë ndërruar me dritare PVC, po relizohet edhe ndërrimi i pjesëve të zdrukthtarisë dhe përpunimi i fasadës të jashtme të re.
Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë me motivim të fuqishëm t’i ndërtojë kapacitetet e përgjithshme të institucionit dhe të krijojë polici moderne, të pajisur, profesionale dhe të motivuar e cila do të jep rezultate edhe më të mira në punë, në dobi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.