Vetëm nga janari e deri në prill të këtij viti 110 mjekë të vendit kanë kërkuar leje për të ushtruar profesionin e tyre jashtë Maqedonisë. Të dhënat e Odës së Mjekëve janë tronditëse, të cilat tregojnë se gjatë shtatë viteve të kaluara përfshirë edhe katër mujorëshin e 2018-tës numri i mjekëve që kanë braktisur vendin ka shkuar në 1207.
Kështu, në vitin 2010 numri i mjekëve që kanë lëshuar vendin ka qenë 72, në 2011-tën ky numër ka shkuar në 127, një vit më vonë në 138 ka mbërri numri i mjekeve që braktisën Maqedoninë, e ndërsa në 2013-tën numri i të licencuarve për mjekësi ka kaluar në 157. Gjatë vitit 2014, 108 nga mjekët vendorë kanë dalë jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq në 2015 ky numër është rritur për 63. Në vitin 2016 është paraqitur gjendje e ngjashme ndërkaq në 2017 ka pasur rënie krahasuar me vitet e kaluara. Arsyet më kryesore për ikjen masive të mjekëve janë rrogat e ulëta dhe kushtet e rënda në Shëndetësinë Publike.
Nga Oda e Mjekëve thanë se kanë kërkuar nga ministria e Shëndetësisë që specializantët t’i punësojë nëpër vendet e tyre të banimit, me qëllim që kjo gjendje të gjejë përmirësim.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
- (VIDEO) Punëtorët në rrugë, kërkojnë paga më të larta dhe standard më të mirë jetese
- (VIDEO) Do të ndryshohen 8 ligje për mbrojtje më të fortë nga dhuna në familje
- Privohet nga liria një 15 vjeçar nga Xhepçishti , kërcënoi se do të vendosë bombë në shkollë
- Toshkovski: Treguam se shteti dhe institucionet, posaçërisht me mjekët, infermieret dhe punëtorët shëndetësorë, kur jemi së bashku, mund t’i përgjigjemi çdo sfide
- LSM në protestë: Nuk mjafton rritja e pagave vetëm 1,667 denarë, paga minimale duhet të rritet në 600 euro
- Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin
- Skandal në Veles: Arrestohet një pjesëtar i policisë për sulm seksual ndaj një të mituri

