Për projekte inovative Maqedonia ka shfrytëzuar vetëm nëntë për qind
nga gjithsej 9,5 milionë euro që janë në dispozicion përmes projektit për mbështetje nga Banka Botërore, informoi sot drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim, Jovan Despotovski.
Paratë duhet të shfrytëzohen deri në mes të vitit 2019, ndërsa në të kundërtën do të duhet të kërkohet vazhdim i afatit, por kjo, potencoi Despotovski, nuk është mirë as për shtetin as për ekonominë nëse nuk mund të tregohen kapacitete për të absorbuar dhjetë milionë euro.
Sipas Despotovskit, deri më tani 20 deri në 25 projektet e financuara janë shumë të vogla dhe janë kryesisht nga IT industria. Arsye kyçe për shfrytëzimin e dobët, vlerëson, janë informimi i dobët, niveli
i ulët i ndërgjegjësimit që paraqet inovacion dhe cilat janë mundësitë që ai të financohet dhe instrumentet që u janë në dispozicion kompanive.
Siç paralajmëroi Despotovski, në bashkëpunim me Bankën Botërore do të përgatitë plan komunikimi përmes të cilit do të punohet në rritjen e ndërgjegjësimit për realizimin e inovacioneve, në zgjerimin e
tregut për plasimin e mjeteve, gjegjësisht krahas start-ap ndërmarrjeve të rritet edhe interesi i kompanive të vogla dhe atyre të mesme që ekzistojnë një kohë të gjatë në treg dhe që kanë kapacitet. Do të punohet edhe në rritjen e mbulimit të sektorëve nga të cilët tani dominon teknologjia
e informatikës.
“Fondi do të ofrojë mbështetje në para për ata që kanë ide të mirë si ta vendosin në letër në pajtim me kriteret e Fondit të cilët i definojmë së bashku me Bankën Botërore, e cila është partner financiar,të mund me sukses ta kalojnë procesin e aplikimit, ta nënshkruajnë marrëveshjen, t’i marrin mjetet edhe më tej, sërish me ndihmë teknike nga Fondi, të mund projektet t’i çojmë deri në realizim të suksesshëm”, deklaroi Despotovski, i cili mori pjesë në tribunën e sotme për komercializim të inovacioneve në kuadër të edicionit të 43-të të panairit ndërkombëtar “Tehnoma”.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në Varrezat e Butelit
- Tre fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se konsumuan karamele pranë një koshi mbeturinash
- Dy vjet burg për Lidija Dimovan, për keqpërdorim të programeve evropiane arsimore
- E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, viziton SPAK: Diskutim me Altin Dumanin për punën e guximshme të SPAK e BKH! Bashkëpunimin për të goditur krimin ndërkombëtar
- Padi ndaj 11 personave, përfshirë një punonjëse e MPB-së për mashtrim në regjistrimin e automjeteve të përdorura
- (VIDEO) Mexhiti me akuza se BDI dhe Levica janë në koalicion, Osmani: Shpifjet vijnë nga frika për humbjen e zgjedhjeve
- (VIDEO) Kandidatët e Sarajit zhvilluan takime me qytetarët
- (VIDEO) Mickoski: Dëshirojmë ta sjellim Evropën në shtëpi