Për herë të parë në vend, në Repartin për radiologji diagnostike dhe intervenuese së bashku me bashkëpunimin ekipor me Repartin për endokrinologji në IPSH SPQ “8 Shtatori” është realizuar me sukses ablacioni me mikrovalë (MWA) i gjëndrës tiroide, informojnë pasdite nga institucioni shëndetësor.
“Kjo procedurë revolucionare u udhëhoq nga radiologët tanë të nderuar intervenues dr. Filip Risteski, dr. Sllavica Çalçeska, asoc. dr. Andrea Nançeva – Bogoevska dhe dr. Ivona Jovanoska në bashkëpunim me endokrinologet dr. Radmilla Milloshevska dhe dr. Natasha Nedeska – Minova, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin e njohur prof. dr. Bulent Çekiq, radiolog intervencionist nga Antalia, Turqi. Në ambientet e SPQ-së “8 Shtatori”, është kryer ligjëratë, një ushtrim fantom dhe katër pacientë u operuan të cilët patën një ndërhyrje të suksesshme dhe shkuan në shtëpi pa ndërlikime pas dy orësh vëzhgimi. Iniciativa u bë e mundur falë përpjekjeve të përbashkëta të “Promedica” dhe “EKO”, dhe me mbështetjen e plotë të drejtorit të spitalit tonë – prof. dr. Sinisha Stojanoski, si dhe drejtorit të Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, dr. Jovica Andonovski, sqarojnë nga institucioni.
Theksojnë se kjo arritje do të thotë hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e trajtimit minimaë invaziv në vendin tonë dhe e vendos bazën për progres të mëtutjeshëm në radiologjinë intervenuese në mjekim të nyjeve tiroide.
MWA, nënvizojnë mjekët është teknikë e re, premtuese mes trajtimit minimal invaziv të nyjeve tiroide.