Klubi i motoristëve “Shqiponjat” me seli në Zvicër nisin rrugën nga Europa për t’u takuar në Tetovë me vllezërit e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, përcjell FLAKA.
“Tre ditë dhe dy netë ështe udhëtimi jonë i përbashkët në perlën e bukur të trojeve Shqiptare, ku Shqiponjat ngritën folenë që kur i krijoi Zoti. Meeting i madh si kur më parë, koncert në Tetovë me Shkumbin Ismailin. Thërasim ku do që janë klubet Shqiptare apo dhe individë të na bashkohen. Na po nisemi po ju gati…..? Shqip. Shqip”, thuhet në njoftimin e Klubit të motoristëve “Shqiponjat”.
Takimi i parë do të mbahet në Tetovë, me datë 27 korri, me 28 në Tiranë dhe me 29 korrik në Prishtinë.