Fillimi i seancës gjyqësore për lëndën e PSP-së “Titanik 2” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013 është shtyrë për gjysmë ore, sepse
avokati i të akuzuarit Sasho Sërcev, Dimitar Dangov, nuk është i pranishëm, prandaj gjykatësi Ognen Stavrev dha pauzë që të përcaktohet avokat i ri.
Gjykatësi Stavrev tha se seanca gjyqësore është caktuar para një muaji dhe se është joserioze sjellja e Dangov.
Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai kërkoi që të dënohet avokati Dangov pasi nuk është i pranishëm në seancën e sotme dhe shtoi se për këtë shkak nuk duhet të anulohet gjykimi. Dangov për momentin është në gjykim në rastin për të enjten e përgjakur, për të cilin avokati Lupço Shvrskoski tha se ka prioritet, sepse është lëndë paraburgimi.
Në seancën e sotme për “Titanik 2” duhet të merren në pyetje dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev.
Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.
Data 25.08.2025
Aktuale
- Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A
- Bali në luftë me mbeturinat: Robotët pastrues shpëtojnë plazhet e tij
- Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës
- Zëvendëspresidenti i SHBA-së: Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën
- Dhuna është përshkallëzuar në rrugët e Beogradit, Vuçiq tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve – Si po reagon Brukseli
- Ibraimi i reagoi Kryeministrit Mickoski përmes një postimi në profilin e tij në Facebook
- VLEN: Me Mendi Qyrën, Struga më 19 tetor i jep fund korrupsionit dhe hap një faqe të re
- GAZA (PALESTINË)