ga 726 vzoitës të kontrolluar në Shkup nga ora 23 natën e mbrëmshme deri në orën 5 të mëngjesit, 248 persona kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski.
Gjatë kryerjes së aksionit të kontrollit nga MPB për zbulimin e vozitësve të cilët ngasin veturat nën ndikim të alkoolit, policia ka snaksionuar edhe 250 shkelje ligjore siç janë, tejkalim i shpejtësisë së lejuar etj.
Nga MPB paralajmëruan se policia do të vazhdojë me kotrolle të këtilla, siç thanë, për të sjell rend në komunikacion dhe informuan se janë furnizuar edhe me 80 aparatë për kontroll të alkoolit tek vozitësit. Ka policia bëjnë apel që vozitësit t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për siguri më të madhe të rrugëve.