Gjatë muajit janar dhe shkurt janë planifikuar më shumë se 30 seanca dëgjimore për rastet e PSP-së. Pas festave e para në gjykatë pritet të paraqitet ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shtatë të pandehur të tjerë në rastin e përgjimeve të paligjshme “Target dhe Fortesa”.
Gruevski do të paraqitet në gjyq për 4 raste. Përveç dhunës në komunën Qendër dhe rasti ‘Trajektorja”, për autostradën kineze, në janar do të fillojnë edhe gjyqet për rastin e veturës Mercedes dhe rrënimi i Kosmosit. Ende pritet vlerësim për akuzat ndaj tij në rastin Titanik për parregullsi zgjedhore.
Viti 2018 është kyç për gjyqësorin për shkak të reformave të shumta të paralajmëruara në Planin 369 dhe strategjinë e gjyqësorit që dalin nga raportet ndërkombëtare dhe vërejtjet mbi gjyqësorin vite me radhë.

