Reportazh nga Almakos
Këto janë banjat e Tetovës.
Është një pikë turistike që nuk përmendet shpesh edhe pse ka natyrë të mrekullueshme dhe më e veçanta, ujë mineral që del nga toka e për të cilin thuhet se kuron disa sëmundje. Ndër vite këtë vend e kanë vizituar turistë nga shtete të ndryshme, pasi të njejtin jua ka rekomanduar mjeku si kurë për sëmundjen nga e cila kanë vuajtur.
Për ta parë se si është sot, e vendosëm veten në rolit e turistit dhe vendosëm ta vizitojmë këtë vend, i cili ndodhet rreth 4 km nga qyteti i Tetovës. Këtë e bëjmë për një qëllim të vetëm, për të kuptuar se me çfarë pritshmërish nisen dhe çfarë gjejnë vizitorët kur arrijnë në destinacion.
Sigurisht duke qënë se u nisëm nga Shkupi ishim me veturë, me të cilën e vazhduam edhe rrugën drejt banjave, por vetëm pak më pas e njejta ishte e bllokuar nga makinëritë që ndodheshin aty pasi që kishin filluar punimet për rregullimin e saj.
Sidoqoftë pasi kërkuam pak, gjetëm një cep ku të linim veturën dhe rrugën do ta vazhdonim në këmbë. Është e vërtetë kur thuhet se natyra shijohet më shumë duke ecur, megjithatë jo edhe aq kur të duhet të ecësh nëpër gur të cilët se kanë vendin aty dhe pluhur që ngrihet lehtësisht në ajër.
Prap se prap nga ana e majtë kishim gjelbërim të tërë, i cili i kombinuar me zhurmën e lumit Shkumbin dhe me cicërimat e zogjve ta largonte mendjen nga rruga në rregullim e sipër.
Në rregull, duhet të shikonim më shumë lart, sepse atje ishte gjithçka e bukur.
Gjatë rrugëtimit tonë na bëri përshtypje prania e shumë pak punëtorëve për aq shumë punë, sepse bësoni që kishte vërtet shumë punë.
Vazhduam të ecnim më tej pa humbur kohë, sepse udhëtimi ynë s’kishte përfunduar dhe temperaturat që arrinin deri në 40 grade celcius nuk na lehtësonin aspak.
Me sa kuptuam Komuna e Tetovës po planifikonte që këtë rrugë ta ktheje në një bulevard për së mbari, me ndriçim e trotuare.
Ecëm, ecëm, ecëm.
Diku dëgjuam zëra njerëzish që dukej se po kalonin mirë. Kishin qenë pikërisht disa të rinj e fëmijë të cilët po freskoheshin në lumin Shkumbin.
Ajo që vërejtëm nga ana tjetër e rrugës na gëzoi shumë, ujë, burimi i jetës.
Ujë I kristaltë Sharri. Pasi u freskuam sikur i ripërtëritëm energjitë për të vazhduar më tej rrugën tonë. Pas pak do të arrinim në një tjetër burim , por ndryshe nga i pari, uji që buron është mineral.
Deri sa mbërritëm në pikën e përmendur më sipër vërejtëm edhe disa ndërtime, të cilat të ju themi të drejtën nuk e dimë nëse janë me apo pa leje.
Arritëm tek burimi me ujë mineral. Pasuri e lënë pas dore.
E vendosur aty pranë shihej një pllakë e cila mbante emrin dhe mbiemrin e përsonit i cili e kishte rregulluar burimin që tu shërbente kalimtarëve, por vërehej se vërtet më pas aty nuk kishte vënë dorë askush për ta rregulluar më mirë, apo për ta mirëmbajtuar.
Aty pranë po kullotnin edhe disa gjedh.
Ah po, të mos harrojmë të ju tregojmë pak më shumë për gjendjen e burimit.
E të kthehemi tani aty ku e lam, tek gjedhët, ato po kullotnin në një ambient të pastër, vërtet shumë të pastër.
Shumë pak metra na ndanin nga destinacioni final për ku edhe ishim nisur. Rreth 10 vjet më parë këtu ka pasur shumë vizitorë, disa për tu freskuar e disa për tu kuruar dhe në fakt të till pamje po prisnim, por në fakt gjetëm këtë.
Vitet e fundit ky konteiner është gjithmonë i mbushur, nuk e dimë vallë kjo ndodh sepse nuk pastrohet shpesh, apo sepse mbushet shpejt, ciladoqoftë arsyeja, nuk është aspak pamje e bukur.
Megjithatë vizitorët besnik nuk mungonin.
Sapo arritëm ishte reagimi “ Aman mos na in֛çizoni”” por ngadalë ngadalë jua mbushëm mendjen.
Ndonjëherë mendoj se kamerat nuk i do askush…më pas më vijnë në mendje politikanët.
Në gropat e improvizuara ku buronte ujë mineral, 15 minuta qëndronin femrat dhe 15 meshkujt. Kur arriti ekipi ynë ishte radha e meshkujve. Prap se prap, kjo nuk do të na pengonte të bisedonim me ta.
Njëri prej tyre ishte vizitor i ardhur nga Kosova.
Na interesonte edhe mendimi i vendasve për rrugën e cila kishte filluar të ndërtohet para një viti, por më parë kjo rrugë ka qenë në gjendje shumë të keqe pas vërshimeve të dy viteve më parë që kapluan Tetovën Pra, çfarë do të ndryshonin, cilat ishin detajet interesante për këtë vend? Ja se çfarë na thanë:
“……..”
Pas bisedave nxituam të kthehemi në qytet për të marrë qëndrim nga Komuna e Tetovës se kur mund të përfundohen punimet e rrugës. Takimi nuk u bë i mundur, megjithatë përgjigje morëm.
Nga kjo komunë thonë se ky projekt është fituar nga Agjencioni për zhvillim rural, ku kofinancuese është edhe vet komuna me qëllim, siç thonë, që të investohet në tërësi.
Me shpresën se në vizitën e ardhshme do të jenë nxjerr në pah të mirat e këtij vendi, u larguam.
Një fjalë popullore thotë e nesërmja sjell diçka më të mirë, e ne themi në mos e nesërmja viti i ardhshëm, në mos ai, tjetri pas tij.
Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Edvin Sejrani
Montazh: Evi Shkopi
/Almakos