Johan Tarçullovski, krimineli i dënuar nga Tribunali i Hagës për masakrën ndaj shqiptarëve të Lubotenit, ka marrë 60 mijë euro ndihmë prej shtetit tetë vite rresht sa ka qenë në arrest. Gjithsej i bie se për 8 vite ai gjithsej ka marrë 480 mijë euro para nga buxheti i Maqedonisë.
Nëse merret parasysh se në Luboten janë maskruar 10 shqiptarë, i bie se për çdo shqiptar të vrarë në këtë fshat të Shkupit më 12 gusht të vitit 2001, Tarçullovski është “shpërblyer” me 48 mijë euro.
BDI, partia shqiptare e cila ka qenë në pushtet në kohen kur janë ndarë këto mjete për Tarçullovskin, ende nuk ka kërkuar falje nga shqiptarët e Lubotenit për këtë skandal.