Për BDI-në ishte dhe mbeti vlerë më e lartë njerëzore e profesionale libreza e saj partiake!
Ministria e Drejtësisë, me datë 23.05.2018 , në faqen e saj të internetit, si dhe në atë të Agjencisë për administratë, kishte shpallur konkurs internë për ngritjen në vendin e punës të 15 punëtorëve administrativ.
Në këtë konkurs kishte konkurruar edhe R.M. e cila i plotësonte të gjitha kushtet e parapara me konkurs: provimin e dhënë për jurisprodencë, më shumë se 3 vite punë si juriste, njohëse e njërës nga gjuhët që më së shumti përdoret në UE dhe njohje aktive të programeve kompjuterike për përdorim administrativ.
Por, siç duket R.M. i mungonte ‘certifikata’ më e vlefshme për pushtetarët e BDI-së: libreza e partisë së tyre. Aq më shumë kur disa nga familjarët e R.M. njihen si kritikues të ashpër të BDI-së për politikat e dëmshme ndaj shqiptarëve që i aplikonte dhe ende i aplikon BDI-ja. Gjë të cilën e dëshmon edhe ky rast, kur Ministri në dorëheqje i Drejtësisë, ngutet t’i punësoj të dëgjueshmit e partisë, duke e zbatuar deri në përpikëri parimin: nëse donë ta dëmtosh e përbuzësh popullin tënd, atëherë shkatërroja profesionistët dhe vlerat që ka dhe në vend të tyre promovoj antivlera partiake.
Në ndërkohë R. M. edhe pas 7 viteve punë në këtë Ministri mbetet bashkëpunëtore e re, që pret e përcjellë ‘profesionistët’ partiak të BDI-së që çajnë rrugë përpara. Pra 7 vite me radhë ajo punon në dikasterin për jurisprodenc dhe prokurori publike dhe nuk zgjidhet në asnjë postë të paraparë me konkurset internë si ky i fundit, ngaqë ka vite që këtë ministri e drejtojnë ministrat e BDI-së, ata që përjashtojnë çdo shqiptarë që nuk ka librezën e partisë së tyre.
Dhe ja kështu, me BDI-në e deridjeshme që punësonte vetëm shqiptarët që e përkrahnin regjimin BDI-VMRO, sot Zaevi e ndërton Maqedoninë për të gjithë, ku siç duket, ka vend vetëm për shqiptarët e BDI-së. Andaj ndoshta në mos drejtuesit e BDI-së, atëherë Zaevi – i cili e ndihmoi këtë parti që të mos shkatërrohej – duhet të tregojë se cila Maqedoni duhet të kujdeset për shqiptarët që thonë se BDI-ja është fatkeqësia më e madhe për shqiptarët e këtij vendi. Se kjo parti i shkatërron profesionistët e rinj shqiptarë dhe kundërshtarët e saj politik duke i shantazhuar ata dhe duke i detyruar o të bëhen anëtarë të saj, o të largohen nga Maqedonia. /Almakos.com
****************
Enti Shtetëror për Revizion në raportin e punës të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2016-të, ka vërtetuar një numër të madh të parregullësive. Në atë periudhë kohore, këtë ministri e kanë udhëhequr ministrat nga radhët e BDI-së, Adnan Jashari dhe Valdet Xhaferi.
Raporti ka vërtetuar parregullësi për pagat, përmbajtjet e dosjeve personale, si dhe për mënyrën e vlerësimit dhe edukimin e zyrtarëve administrativ. Janë konstatuar edhe parregullësi edhe në mënyrën e harxhimit të karburanteve dhe reprezantimit.
Lëshime ka pasur edhe në librat amë ku për një pjesë të objekteve ndërtimore nuk janë siguruar dokumente të rregullta dhe të besueshme, ndërsa ka pasur probleme edhe në evidencën e kontabilitetit, ku një pjesë e faturave për vitin 2016 janë evidentuar për vitin e ardhshëm.
Revizori në vlerësimin e përgjithshëm shpreh rezerva në lidhje me vërtetësinë dhe objektivitetin e raporteve financiare si dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore të punës së ministrisë, raporton Almakos.
Në raportin prej 29 faqeve janë shënuar shumë parregullsi, të cilat kanë krijuar rreziqe për moszbatimin e ligjeve, harxhim jo adekuat të parave dhe favorizim të kompanive.
Enti Shtetëror për Revizion e publikoi raportin për punën e Ministrisë së Drejtësisë, një ditë para se të merr drejtimin e kësaj ministrie, Renata Deskoska./Husamettin Gina – Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2199398026767704/

