“Shpresoj që opozita nuk merr qëndrime vetëm për të kundërshtuar, pra për të qenë kundër. Kjo është diçka që mendoj se shkon përtej politikës. Kjo nuk duhet të lidhet me partitë. Pra kjo ka të bëjë me për atë që është e mirë për vendin”, tha ambasadorja amerikane Angela Ageler në TV Sitel.
Ajo shtoi se dëshira e saj është që ata që e vënë këtë gjë në pikëpyetje të shikojnë se çfarë është në interesin më të mirë të vendit, dhe të marrin vendime në të mirën e gjithë qytetarëve me këtë vendi të bëhet më i fortë, jo më i dobët.
Ageler thekson se gjuha dhe identiteti maqedonas nuk do të rrezikohen në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe njoftoi se ajo dhe Departamenti i Shtetit do të bëjnë gjithçka për të mbështetur aspiratat euroatlantike të vendit, të vetëdijshëm se nuk është e vështirë vetëm të shtyhen ndryshimet kushtetuese, por edhe zbatimi i reformave të nevojshme për anëtarësim në BE.
Ajo, duke folur për korrupsionin në vend tha se mendimi i saj është reflektim i asaj të cilën e thonë njerëzit e këtij vendi, se korrupsioni dukshëm është sfida më e madhe me të cilën përballet RMV-ja.
“Dhe veçanërisht siç ecën drejt Bashkimit Evropian, siç ecën drejt anëtares së plotfuqishme të familjes evropiane, që t’i zbatojë reformat dhe ta hapet për investime, të cilat mendoj se duhet të shihen, të hapet për turizëm të huaj, për integrim të plotë në bashkësinë evropiane, unë besoj se kjo do të kërkojë adresim serioz të problemit me korrupsionin”, potencoi Ageler.
Ambasadorja theksoi se korrupsioni nuk është vetëm ryshfet. Korrupsioni, siç theksoi, paraqitet në shumë forma.
“Siç po udhëtoj nëpër vend dhe flas me njerëz të rëndomtë, ata flasin për korrupsion gjithnjë kur duhet të vizitojnë mjekun, gjithnjë kur punojnë, gjithnjë kur fëmija i tyre duhet të regjistrohet në ndonjë shkollë. Sinqerisht, korrupsioni solli atë që unë mendoj se është katastrofë e vërtetë për këtë vend dhe që aq shumë të rinj nuk duan të qëndrojnë këtu”, tha Ageler.