Naser Ajdini nga Kumanova, pjesëtar i policisë së MPB-së është pensionuar pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në punën policore, shkruan Open-TV.
Ajdini për më shumë se një dekadë ka qenë ndihmëskryeshef i departamentit të policisë së uniformuar në SPB-Kumanovë.
Puna, ndershmëria, dhe sjelljet e tij, profesionale dhe njerëzore kanë qenë virtytet që e kanë përcjell për dekada të tëra, Naser Ajdinin, andaj në ditën e pensionimit të tij shokët e tij të shumtë i kanë organizuar një pritje të vecantë.
Kolegët e tij janë padyshim krenarë dhe mirënjohës për të gjithë atë kontribut që ai e ka dhanë për të mirën e vendit. Naser Ajdini është 54-vjecar. (Open-TV)


