Pas më shumë se 40 vjet punë, është pensionuar akusherja në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, Emine Zumeri, shkruan Open-TV.
Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të komunitetit, ajo ka dhënë një kontribut të vyer në fushën e shëndetësisë.
Ajo vlerësohet si një prej njerëzve të dashur dhe të kujdesshëm, pasi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbim të qytetarëve, duke punuar me vullnet e pasion punën e saj.
Ajo iu ka ndihmuar mijëra njerëzve.
Emine Zumeri ka lindur në vitin 1963 në Kumanovë.
Ajo për herë të parë është punësuar në vitin 1983, pranë Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë. Pastaj vijoi në fshatrat Nikushtak, Llojan e Vaksincë, te Ndihma e Shpejtë. Gjatë kësaj periudhe zonja Emine ka përjetuar luftën e vitit 2001, duke dhënë ndihmë shëndetësore njerëzve në shtëpitë e tyre të cilët jetonin në lagjet e banuara me shqiptarë, edhe pse ishte rrezik shumë i madh. Pas luftës së vitit 2001 me propozim të drejtorit të spitalit të përgjithshëm të Kumanovës, Aliriza Osman, u transferua në repartin e Akusherisë, si shqipëtarja e parë në atë repart.
Më vonë u zgjodh si motër kryesore në repartin në të cilin punoj me pasion dhe përkushtim të plotë deri ne ditën e pensionimit, plotë 42 vjet karrierë në profesionin më fisnik aty ku fillon jeta dhe amësia.
Zonja Emine ka shërbyer edhe si një frymëzim dhe motivim për kolegët e saj të mjekësisë.
Kolegët e kanë uruar atë me rastin e pensionimit duke i uruar shëndet dhe jëtë të gjatë.