Kryeministri Zoran Zaev morri pjesë në një manifestimin me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve. Megjithatë pas fjalimit të tij lidhur me ngjarjen pasuan edhe pyetjet e gazetarëve edhe për tema të tjera aktuale në vend, siç është hetimi mbi ngjarjen tragjike me djegien e spitalit modular në Tetovë. Kjo nxiti reagimin e Shoqatës së pensionistëve të cilët kërkuan që të mos keqpërdoret ky manifestim për çështje tjera të politikës ditore.




