Gjatë verës është shënuar rënie e pagës minimale në Maqedoni për 400 denarë, ndërsa tani ka reagime nga ana e pensionistëve. Pensionet e muajit tetor janë për 150 ose 250 denarë më pak se në muajin shtator. Pensionistët presin rritje lineare të pensioneve nga 600 denarë që ishte praktikë e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që nga qeveria e re fituan ulje të pensioneve që ka shkaktuar panik dhe dëshpërim tek pensionistëtm njofton Almakos.
Nga Lidhja e Pensionistëve në Maqedoni thonë se deri në dhjetor të vitit 2016 penzionet janë paguar me një vlerë shtesë, ndërsa për këtë vit është ndryshuar.
“Ne të gjithë kemi marrë më pak para, muajt e fundit, siç edhe e thoni nga 150 – deri 250 denarë, por ajo nuk do të thotë se janë zvogëluar pagat e penzioneve. Ajo vlerë është marrë për rritje të standardit të jetës për një periudhë të caktuar. Me rregullat e reja të qeverisë së re shuma tepricë, e cila është minusuar nuk hy në penzionin bazë, i cili është i pandryshuar. Pra, deri në dhjetor 2016, shuma jepeshte në mënyrë lineare 500 – 600 denarë, por tani nuk jepet më ashtu”, thotë Besnik Pocesta nënkryetar i Lidhjes së Pensionistëve në Maqedoni, për Almakos.
Nga ana tjetër edhe pensionistët, të cilët kanë shumë shtesë, sipas përfitimeve nga çmimi shtetëror që janë nderuar në shkencë art, kulturë, sport, kanë pasur ulje të pensionit. Nëse ajo ka qenë në vlerë prej 47,000 denarë, ata kanë marrë, 39,000 denarë, që do të thotë 8,000 denarë më pak, nga shuma e caktuar. Artistët thonë se gjatë vitit u është vonuar penzioni, ku disa muaj më vonë u është kompenzuar penzioni paraprak. Informatat që japin shpërblyesit e çmimit shtetëror, për Almakos, është se nga ministri i kulturës paraprak ose Elizabeta Kançevska Milevska u janë ndaluar artistëve rreth 130 euro në muaj, por jo të gjithëve në këtë vlerë. Me ardhjen e ministrit të ri, Robert Alagjozovski, u është paguar secilit nga përfituesit e çmimit shtetëror vlera e ndalur, për një vit nga ish ministi i kulturës.
D.K
Almakos.com