Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar se sot ka vizituar shtëpinë e ish presidentit Boris Trajkovski në Strumicë, përcjell TV21. Pendarovski tha se bashkë me familjen e tij kanë ndarë kujtime për figurën e tij.
“Kemi ndarë kujtime nga personaliteti i tij, përkushtimi si politikan, por edhe si një besimtar që theu shumë stereotipa me politikën që drejtonte dhe ishte shumë i respektuar si në vend ashtu edhe në komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Pendarovski.



