Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi ka takuar edhe mandatarin për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Në takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ku u vlerësua se ato janë tradicionalisht partnere dhe miqësore, pa çështje të hapura.
Në takim u theksua se të dy vendet, si aleatë të NATO-s, ndajnë të njëjtat vlera dhe kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit rajonal.
Pendarovski ka thënë në takim se Maqedonia e Veriut përcjell me vëmendje situatën politike në Mal të Zi dhe ka uruar që sa më shejtë të formohet qeveria e re./Almakos