Shefi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në presidencë priti ambasadorin rus Sergej Bazdnikin. Nga kabineti i Presidentin kumtojnë se midis tyre janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, por janë shqyrtuar edhe mundësitë për kontakte intensive në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Në këtë takim është konstatuar nevoja e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike duke pasur parasysh faktin që Rusia është partner i rëndësishëm ekonomik tregtar i vendit. Gjithashtu në takim në takim janë dhënë informacione për ngjarjet aktuale në dy shtetet dhe në rajon.


