Kabineti i Presidentit Stevo Pendarovski njoftoi se ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga Presidenca njoftojnë se kjo është bërë me kërkesë të Qeverisë. Cekov është emërkuar në këtë pozitë në kohën kur me MPJ-në po drejtonte Nikolla Dimitrov. “Ju njoftojmë se ambasadori Goran Cekov është tërhequr nga pozita e ambasadorit në Japoni, i akredituar edhe në Republikën e Koresë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në pajtim me Ligjin për Punë të Jashtme. Lidhur me procedurën e nisur për tërheqjen e tij të hershme, si dhe arsyet e saj, ju drejtojmë të kontaktoni Ministrinë e Punëve të Jashtme për më shumë detaje”, thonë nga Presidenca.
Data 20.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Kuvendi konstatoi dorëheqjet e Taravarit, Ismailit dhe Bexhetit
- Rrëfimi i kapitenit, Lautaro: Interi është sinonim i pasionit, do të fitojmë Botërorin
- (VIDEO) Mickoski nuk tregon se kush do ta zëvendësoj Taravarin
- Mucunski: Historia na mëson se kultura mund të jetë edhe fushëbetejë edhe terren për dialog
- (VIDEO) Siljanovska: Vendet nga BE ofrohen për ndërmjetësim
- U bë ‘VIP-e’ në rrjetet sociale për përplasjen e saj me Nuredin Dumanin, zbardhet dëshmia e Xhovana Nikollit dhe partnerit të saj: Do eleminonin Inin dhe Qorrin për 500 milionë lekë
- Drejtori i Doganave: Kemi zbuluar shkallë serioze të kriminalitetit doganor
- Për herë të parë, një grup parlamentar shqiptar dominohet nga gratë