Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.
Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimit në kuadër të misioneve të NATO-s dhe u shkëmbyen informacione për zhvillimet aktuale dhe sfidat e sigurisë në rajonin tonë. Në bisedime u theksua se të dy vendet do të vazhdojnë të japin një kontribut vetëmohues në nismat rajonale në ilnteres të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit dhe të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian.
Presidenti Pendarovski e përshëndeti nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në mbrojtje ndërmjet dy vendeve, duke shprehur pritjen se kjo do të thellojë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe do të hapë një kapitull të ri të iniciativave dhe projekteve.